LAJMI I FUNDIT:

Montolivo kërkon agresivitet nga Italia

Montolivo kërkon agresivitet nga Italia

Mesfushori i Milanit, Riccardo Montolivo, mendon se Italia kishte nevojë për më shumë agresivitet gjatë barazimit 1-1 ndaj Holandës.

Azurrët shënuan një gol të vonshëm me anë të Marco Verattit për të siguruar barazim 1-1 në Amsterdam ndaj Holandës, por ata nuk arritën ta gjejnë rrjetën kundërshtare para se ta kalojnë formacionin 4-3-3 në 4-3-1-2.

“Taktikat janë dy opsione të cilat ne mund t’i përdorim. Ne dështuam të jemi agresiv kur Holanda e kishte posedimin dhe kjo e bëri të vështirë për ne”.


“Nuk mendoj se ishte problemi te qasja jonë taktike, që ishte shumë pasive. Është e qartë se kurrë nuk do të jetë qasja e njëjtë si në kualifikime ose një ndeshje zyrtare. Kjo është qasja e gabuar, por ne u përmirësuam kah fundi dhe nxorëm rezultat”.

“Ne deshëm të bëjmë një paraqitje të mirë, por ne ishim pak pasivë për të fituar topin. Ne nuk ishim shumë agresivë si njësi”, ka thënë Montolivo për RAI Sport. /Telegrafi/