LAJMI I FUNDIT:

Montolivo: Allegri, e ardhmja e Milanit

Montolivo: Allegri, e ardhmja e Milanit

Mesfushori i Milanit, Riccardo Montolivo, ka thënë se është fundamentale për ekipin Rossoner që Massimiliano Allegri të mbetet në krye të ekipit.

“Për hirë të projektit me të rinjt Allegri duhet të mbetet në krye të ekipit. Ai është një trajner që vërtet na mëson dhe ka durim me ne. Allegri ka bërë mirë që ka adaptuar politikën e re të klubit. Lojtarët e rinj po bëhen më të mirë dhe kjo është falë tij”.

“Klubi bëri mirë që nuk e shkarkoi. Shikoni Niangun, ai është një lojtar i të ardhmes. Vetëm kështu përparohet, pasi klubi nuk mund të sjellë më yje si në të kaluarën”, ka thënë Montolivo. /Telegrafi/