0Shares

Kryeministri italian në dorëheqje, Mario Monti, thotë se ai nuk do ta pranojë ofertën e ish kryeministrit Silvio Berlusconi për koalicion, për zgjedhjet parlamentare, që pritet të mbahen aty kah fundi i muajit shkurt.

Në një konferencë për gazetarë, sot në Romë, Monti tha se ai do ta shqyrtonte pjesëmarrjen në garë nëse këtë do ta kërkonte ndonjë “forcë kredibile politike”.

Ai poashtu theksoi se do ta shqyrtojë edhe ndonjë ftesë eventuale për të punuar në qeverinë e re pas zgjedhjeve, transmeton TCH.

Monti ka shfaqur shpresën se agjenda e tij e reformave do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve të reja.

Ai ka dhënë dorëheqje më 21 dhjetor, pasi qeveria e tij e humbi mbështetjen e Partisë Popullore të Lirisë, së udhëhiqet nga Berlusconi.

Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, e ka shpërndarë parlamentin dhe ka kërkuar që Monti ta vazhdojë punën e tij si kryeministër deri pas zgjedhjeve. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)