LAJMI I FUNDIT:

Montella: Rezultat i mirë, më pëlqeu qëndrimi i skuadrës

Montella: Rezultat i mirë, më pëlqeu qëndrimi i skuadrës

Vincenzo Montella ka folur pas fitores ndaj Craiovas, ku ka theksuar se qëndrimi i skuadrës ka qenë i duhuri dhe ky është një rezultat i mirë para ndeshjes së kthimit.

Rossonerët fituan ndeshjen e parë konkurruese të sezonit me rezultat 1-0 ndaj skuadrës rumune Craiova në ndeshjen e fundit para kualifikimit në grupet e Ligës së Evropës.


Milani fiton në udhëtim ndaj Craiovas, afër kualifikimi në Ligën e Evropës (Video)
Lexo po ashtu Milani fiton në udhëtim ndaj Craiovas, afër kualifikimi në Ligën e Evropës (Video)

Kjo fitore e ka bërë të lumtur trajnerin Montella, i cili edhe pse priste që skuadra do haste në vështirësi, sipas tij reagimi ka qenë shumë i mirë.

“Unë nuk mund të prisja më shumë. Craiova e bëri të vështirë për ne, ata janë në gjendje më të mirë fizike dhe kanë disa lojtarë të shpejtë”, ka thënë fillimisht Montella pas ndeshjes.

Rodriguez i lumtur me golin e parë te Milani
Lexo po ashtu Rodriguez i lumtur me golin e parë te Milani

“Gjithçka ishte mjaft e parashikueshme, por më pëlqente qëndrimi i ekipit kur hasnin në vështirësi”.

“Është një rezultat i mirë, por nuk mjafton që ne të jemi të relaksuar dhe shpresojmë se do të jemi në një fazë më të avancuar përgatitjesh në San Siro, si fizikisht ashtu edhe teknikisht”, përfundoi trajneri i Milanit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

Përfaqësueset
Ancelotti përfshinë në listë lojtarin që nuk ka të drejtë të luajë kundër Man Cityt të mërkurën

Ancelotti përfshinë në listë lojtarin që nuk ka të drejtë të luajë kundër Man Cityt të mërkurën

Liga e Kampionëve
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Xhudo
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori