LAJMI I FUNDIT:

Momenti i tmerrit kur “bombarduesi vetëvrasës” nxirret zvarrë nga vetura e mbushur me eksplozivë në Paris (Video)

Momenti i tmerrit kur “bombarduesi vetëvrasës” nxirret zvarrë nga vetura e mbushur me eksplozivë në Paris (Video)

Në një video të publikuar nga mediat e huaja thuhet se shihet momenti i tmerrit kur “bombarduesi vetëvrasës” i Parisit u nxor zvarrë nga vetura që po nxirrte tym, e mbushur me eksplozivë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ekstremisti u tërhoq nga vetura e mbushur me tym, e mbushur me armë dhe bombola të gazit pasi u përplas me një kamion policie në Champs Elysees.


Policia tentoi arrestimin e tij pas raporteve të një shpërthimi automobilistik dhe zjarri pranë zonës së nxehtë turistike në kryeqytetin francez.

Një gjë e tillë nxiti një operacion të madh sigurie pasi policia e armatosur nxitoi në vendngjarje, me video nga zona duke treguar të paktën shtatë furgona policorë që bllokuan rrugën.

Një dëshmitar në zonë pretendonte se kishte parë një shpërthim të vogël në anën e pasagjerëve të automjetit përpara se vetura të përplasej me furgonin policor.

I dyshuari 31-vjeçar, i cili besohet të jetë një simpatizant i njohur i terrorizmit, vdiq në sulmin e pretenduar terrorist.

Askush tjetër nuk u plagos gjatë panikut të së hënës në mbrëmje.

Sulmuesi më vonë ishte fotografuar duke u zhveshur nga oficerë të skuadrave të bombës.

Një veturë Renault Megane që ai po ngiste ishte parë duke ia mësyrë një grupi të furgonëve të policisë që ishin duke udhëtuar përmes Champs Elysees.

Dëshmitarët thanë se makina e të dyshuarit “shpërtheu” pas përplasjes me furgonin dhe se shoferi, i cili nuk është emëruar, u plagos rëndë.

Shpërthimi mund të dëgjohej deri në gjysmë milje larg rreth muzeut të Luvrit, thanë dëshmitarët.

Policia që kontrolloi makinën dhe gjeti një kallashnikov, së bashku me thika dhe municione.

Një bombol gazi u pa gjithashtu në skenën e përplasjes në një nga zonat më të ngarkuara të kryeqytetit francez.

Dy zyrtarë të policisë i thanë Associated Press se një pistoletë u gjet tek shoferi.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerard Collomb, konfirmoi se i dyshuari terrorist kishte vdekur dhe ishte identifikuar falë dokumenteve të gjetura në Megane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori