LAJMI I FUNDIT:

Momenti i rrënimit të xhamisë në periferi të Beogradit (Foto/Video)

Momenti i rrënimit të xhamisë në periferi të Beogradit (Foto/Video)

Në Zemun në periferi të Beogradit, gjatë të enjtes mbrëma është rrënuar një xhami të cilën e kishte ndërtuar Bashkësia Islame e Serbisë, derisa arsyetimi për rrënimit e saj sipas autoriteteve lokale të Zemunit, është se ajo ishte ndërtuar pa leje.

Sipas N1, aksioni për rrënimin e saj ka filluar gjatë natës rreth orës 3 dhe 4, derisa forca të shumta të policisë dhe xhandarmerisë kishin bllokuar zonën për shkaqe të sigurisë, transmeton Telegrafi.


Sipas zyrtarëve komunalë, është rrënuar kati i parë dhe kulmi i këtij objekti fetar, që kishte filluar të ndërtohet sipas medieve serbe pa leje në vitin 2014. Punimet ishin ndërprerë disa herë, por ato kishin filluar sërish pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Ky aksion është kundërshtuar nga shqiptarët por edhe besimtarë që i përkasin besimit Islam, ndërsa rrënimi i saj është kryer në prezencë në përfaqësuesve të Bashkësisë Islame. /Telegrafi/