LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur hajnat vjedhin bankomatin, duke e tërhequr zvarrë me veturë (Video)

Momenti kur hajnat vjedhin bankomatin, duke e tërhequr zvarrë me veturë (Video)

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur disa hajna vjedhin bankomatin me veturën që gjithashtu e kishin vjedhur.

Në video mund të shihen disa hajna, ku përmes zinxhirëve që ngjitur në veturë tërheqin zvarrë bankomatin që ishte i vendosur në një dyqan, transmeton Telegrafi.


Një burrë i veshur me të zeza dhe me maskë në fytyrë i ngjet zinxhirët rreth bankomatit, derisa tjetri që ishte brenda veturës, e tërheq zvarrë duke dëmtuar edhe dyert e lokalit.

Kjo ngjarje e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në Lackaëanna të Pennsylvania. /Telegrafi/