LAJMI I FUNDIT:

Moment prekës: Babai mban në krahë djalin e tij të vdekur – vetëm 30 minuta pasi lindjes së tij (Foto)

Moment prekës: Babai mban në krahë djalin e tij të vdekur – vetëm 30 minuta pasi lindjes së tij (Foto)

Kjo foto prekëse tregon momentin e hidhërimit të papërshkrueshëm, pasi babai ka mbajtur në duar djalin e tij të porsalindur, disa momente pas vdekjes së tij.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Nixon Tonkin nuk mori frymë asnjëherë pas lindjes, pasi që pësoi lëndime të rënda gjatë një operacioni të lindjes së nënës së tij, në vitin 2014, në një spital në Australi.

Po sipas medieve të huaja, nëna e Nixonit, Simone Tonkin, duhej t’i nënshtrohej një prerje cezariane emergjente pasi djali i saj mbeti i mbërthyer në kanalin e lindjes.

Imazhi bardhë e zi tregon Martin ‘Marty’ Tonkin me ankth në fytyrën e tij, derisa po mbante djalin e tij, duke prekur hundët e tyre, momente pas operacionit.

Thuhet se imazhi i babait dhe djalit u postua në Instagram nga një mik i familjes, i quajtur Simone.

Ajo e përshkruan Martyn si njeriun më emocional që ka takuar ndonjëherë, pasi e mbajti arkivolin e djalit të tij gjatë shërbimit të tij të varrimit.

Këto foto janë publikuar në kohën kur vazhdojnë hetimet rreth një gabimi të mundshëm të stafit në spital, të cilët kishin menduar fillimisht se nuk kishte nevojë për operacion.

Gjithashtu dyshohet se më pas një asistente e mjekëve e dëmtoi kokën e bebes derisa po tentonte të nxirrte nga barku i së ëmës.

Çifti tanimë bëhet e ditur se kanë një fëmijë tjetër, i cili tashmë ka mbushur një vjet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori