LAJMI I FUNDIT:

Moment emocionues, basketbollisti kosovar që luan në Amerikë vizitohet për herë të parë nga babai i tij gjatë një ndeshje (Video)

Moment emocionues, basketbollisti kosovar që luan në Amerikë vizitohet për herë të parë nga babai i tij gjatë një ndeshje (Video)
-->

Basketbollisti i ri kosovar, Lis Shoshi, ka përjetuar një befasi të këndshme para ndeshjes që skuadra e tij, Little Rock Trojans kishte për ta zhvilluar ndaj Georgia State, pasi u vizitua nga babai i tij për herë të parë në një ndeshje të nivelit të lartë.

Lis Shoshi, ishte larguar në vitin 2013 nga Kosova si emër i panjohur i basketbollit.

Ai kishte luajtur pak ndeshje në qytetin e Pejës, ndërsa 21-vjeçari së fundi është paraqitur në turneun e Divizionit të parë të NCAA-së, ku paraqiten ekipet më të mira dhe lojtarët më të mirë të universiteteve amerikane.

Shpresa e shqiptarëve për NBA, rrëfehet për luftën në Kosovë, Pejën dhe dashurinë për presidentin Clinton (Foto/Video)
Lexo po ashtu Shpresa e shqiptarëve për NBA, rrëfehet për luftën në Kosovë, Pejën dhe dashurinë për presidentin Clinton (Foto/Video)

Shoshi është duke jetuar ëndrrën e tij në Ligën Amerikane të Kolegjeve, duke shpresuar që të arrij debutimin edhe në nivelin më të lartë të basketbollit amerikan dhe botëror, NBA, përcjell Telegrafi.

21-vjeçari nga Peja është befasuar para ndeshjes që skuadra e tij Little Rock Trojans e zhvilloi ndaj Georgia State, pasi babai i tij ishte i pranishëm në sallë për ta shikuar për herë të parë.

Basketbollisti kosovar Lis Shoshi takon presidentin Bill Clinton (Foto)
Lexo po ashtu Basketbollisti kosovar Lis Shoshi takon presidentin Bill Clinton (Foto)

Ky ishte një moment emocionues për Shoshin, i cili shihej i gëzuar teksa udhëheqësi i mbrëmjes në mikrofon prezanton babanë e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti ka vetëm një lojtar të paprekshëm në ekip – nuk është Vinicius as Bellingham

Ancelotti ka vetëm një lojtar të paprekshëm në ekip – nuk është Vinicius as Bellingham

La Liga
Lojtarët e Liverpoolit kanë gjetur zëvendësuesin e Kloppit, vjen përgjigja direkte nga trajneri

Lojtarët e Liverpoolit kanë gjetur zëvendësuesin e Kloppit, vjen përgjigja direkte nga trajneri

Premier League
Ancelotti paralajmëron Viniciusin pas polemikave: Tifozët e Osasunës ishin korrekt

Ancelotti paralajmëron Viniciusin pas polemikave: Tifozët e Osasunës ishin korrekt

La Liga
Barcelona po planifikon transferimin e lojtarit 'të harruar' të Bayernit

Barcelona po planifikon transferimin e lojtarit 'të harruar' të Bayernit

La Liga
Man Utd tashmë e di se sa para janë të gatshëm të paguajnë Dortmundi për Sanchon

Man Utd tashmë e di se sa para janë të gatshëm të paguajnë Dortmundi për Sanchon

Premier League
Barcelona i përgjigjet çmimit që Man Utd i ka vënë kartonit të Greenwood

Barcelona i përgjigjet çmimit që Man Utd i ka vënë kartonit të Greenwood

La Liga
Kalo në kategori