LAJMI I FUNDIT:

Modric: Mund të mposhtim Malagan

Modric: Mund të mposhtim Malagan

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, është i bindur se Los Blancos mund të fitojnë në udhëtimin e vështirë te Malaga të shtunën në kuadër të La Ligas.

“Nëse luajmë ashtu siç di unë se mundemi të luajmë, atëherë jam i sigurt se mund të marrim tri pikët. Do të jetë ndeshje e vështirë dhe do të jetë shumë interesant dhe besoj se do të fitojmë. Gjithçka varet nga ne dhe jam i bindur se ne do të kemi sukses”.

“Malaga është ekip shumë i mirë, por ne gjithmonë hyjmë nëpër ndeshje me synimin që të fitojmë dhe nuk do të jetë ndryshe as tash. E përsërish, gjithçka varet nga ne. Jam i sigurt se mund të fitojmë”, ka thënë Modric. /Telegrafi/