0Shares

Një ushtar mikroskopik do të luftojë kancerin me ndihmën e gjenetikës.

Studiuesit e Universitetit të Gjenevës dhe Bazelit kanë arritur që të modifikojnë një virus për të luftuar kancerin, duke sulmuar qelizat kancerogjene.

“Testet e para janë realizuar tek minjtë dhe kanë dhënë rezultate pozitive. Sistemi imunitar i njeriut nuk reagon përballë shumicës së qelizave kancerogjene. Rasti ndryshon kur ai përballet me një virus “, shpjegojnë studiuesit e dy universiteteve në një deklaratë të përbashkët.

Bazuar në këtë aksiomë, shkencëtarët kanë izoluar virusin lymphocytic- koriomeningjitit, një sëmundje virale tek brejtësit. Pasi e bënë këtë virus të padëmshëm, kanë shtuar proteina nga qelizat e kancerit.

Kërkuesit në vazhdim kanë vëzhguar se si virusi i injektuar tek minjtë, stimulon sistemin imunitar, që nga ana e tij identifikon si të rrezikshme proteinat e dëmshme e qelizave kancerogjene. Më pas ata prodhojnë limfocitet T, cito-toksike, që eliminojnë qelizat e infektuara.

Për disa tumore, rezultatet janë shumë të larta, krahasuar me ato të imunoterapisë. Studimi është publikuar në revistën ‘Nature Communications’. /Shqip/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)