LAJMI I FUNDIT:

Modeli super-sportiv Lexus nuk shitet sipas parashikimeve

Modeli super-sportiv Lexus nuk shitet sipas parashikimeve

Prodhimi i modelit super-sportiv Lexus LFA ka përfunduar para pesë vjetësh dhe të dhënat më të reja tregojnë se disa njësi janë ende të pa shitura.

Modeli, prodhimi i të cilit është kufizuar në vetëm 500 njësi dhe për të cilat për një kohë të gjatë ishte besuar se është shitur, sipas të gjitha gjasave nuk është shitur në tërësi në SHBA.

Autoblog ka mbledhur informacionet për shitjen e automobilave të ri dhe ka gjetur se në muajin qershor në SHBA është shitur edhe një Lexus LFA, transmeton KosovaPress.

Në pyetjen dërguar prodhuesit, nëse ka ndodhur ndonjë gabim, Lexus është përgjigjur se nuk ka kurrfarë gabimi gjatë porosive dhe sipas të dhënave të tyre te shitësit e autorizuar në SHBA ndodhen hiq më pak se 12 Lexus LFA të ri.

Ky informacion paraqet befasi, pasi që LFA është shumë i kërkuar nga adhuruesit e veturave super-sportive dhe koleksionistëve të pasur, ndërsa versioni special Lexus LFA Nurburgring Edition shitet në shpalljet për shuma disa milionëshe.