LAJMI I FUNDIT:

Modelet e reja të Peugeot, me interier futuristik (Foto/Video)

Modelet e reja të Peugeot, me interier futuristik (Foto/Video)

Modelet e ardhshme të kompanisë franceze, Peugeot, do të vijnë me interier futuristik.

Gjenerata e dytë e sistemit i-Cockpit të Peugeotit vjen me një pamje të re sidomos në pjesën e përparme. Instrumentet analoge janë duke hyrë në histori, ndërsa ato do t’i ndërrojë ekrani 12.3-inç me shumë funksione, transmeton Koha.net.

Peugeot deri diku ka arritur kompaninë Audi për nga kabina (interieri) e tyre virtuale, ndërsa koha do të vërtetojë nëse i është afruar edhe për nga karakteristika ose thjeshtë e ka kaluar atë.

Përveç kësaj, në këtë interier të ri futuristik hyn edhe ekrani 8-inç me sistem infotainment, i cili është i vendosur në qendër të konzolës. Përveç navigacionit 3D me aktualizimin e tanishëm, sistemi i ri është në përputhshmëri me të gjitha sistemet operative, duke ofruar mbështetje për Android Auto, Apple CarPlay dhe MirrorLink.

Vetura e parë e pajisur me kabinën i-Cockpit do të jetë gjenerata e re 3008, me premierë të planifikuar që të mbahet në fillim të vjeshtës në panairin e veturave në Paris.