0Shares

Edhepse shumë fansa të produkteve të Apple pritnin që kompania të lansojë tre iPad-ët e rinjë në fillim të 2017, me sa duket duhet të presim më gjatë.

Më herët është raportuar se tabletët e ri do të vijnë në verë, mirëpo sipas një informate të re, dy prej modeleve do të arrijnë në maj.

Sipas burimeve të afërta me kompaninë, Apple pritet të sjell një iPad me 9.7 inç, një model me ekran 10.5 inç dhe një përmirësim të iPad Pro me ekran prej 12.9 inç. Dy modelet e fundit pritet të fuqizohen me procesorin e ri, A10X.

Sipas KGI, iPad Pro me 12.9 inç do të jetë përmirësim i modelit të gjeneratës së parë. Vëmendjën kryesore pritet të marrë modeli me 10.5”, i cili do të ketë korniza më të vogla.

Apple ka shitur 42.5 milionë njësi të iPad vetëm vitin e kaluar.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)