LAJMI I FUNDIT:

Modelet e reja të iMac vijnë në tetor, me iMac Pro dhe Mini?

Modelet e reja të iMac vijnë në tetor, me iMac Pro dhe Mini?

Më herët ka qarkulluar lajmi se disa iMac të rinj janë duke u ndërtuar nga Apple dhe se do të lansohen para fundit të këtij viti.

Sipas një raporti të ri, iMac të Apple do të lansohen në tetor dhe do të vijnë me procesorët Intel Xeon.


Dissa specifika që pritet të përfshihen në këto pajisje janë RAM memoria prej 16GB dhe mundësia e rritjes së kapacitetit deri në 64GB, grafikën AMD dhe hapësirën ruajtëse deri në 2TB.

Kompania ka bërë të ditur se është duke punuar edhe në një Mac Pro. Spekulimet e ndryshme bëjnë të ditur se Apple do të sjell një Mac Mini gjithashtu në tetor.