LAJMI I FUNDIT:

Moda për nëna: Fustani të cilin do ta pëlqeni këtë pranverë

Moda për nëna: Fustani të cilin do ta pëlqeni këtë pranverë

Për shkak të universalitetit të tij, përkatësisht faktit që mundet lehtë të bashkohet me stilet dhe rrobat e tjera të ndryshme, si dhe ta vishni me atlete të rrafshëta, kjo veshje simpatike do të jetë “mbretëreshë” e vërtetë e modës për sezonin që po vjen.

Fjala është për modelin teksas, fustan, i cili vjen me format më të ndryshme: nga klasikja A, deri te modeli i rrafshët, i plotësuar me tregerë, me prerje që zbulon supet, si edhe me karnerë të mëdhenj, transmeton Telegrafi.

Në rast se supet janë tërësisht të hapur, blogeret i kanë kombinuar me këmisha, bluza dhe me fanella të zakonshme, me shtresat të cilat do të jenë të pashmangshme në ditët e ndryshueshme të pranverës.

Fustanet teksas janë të freskuar me qëndisma delikate, me kravata, ndërkaq ndër modelet e ndryshme më së shumti është theksuar këmisha-fustan, të cilën në ofertat e tyre i kanë shumica e brendeve. /Telegrafi/

/Telegrafi/