0Shares

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot memorandume të bashkëpunimit me Komitetin Paraolimpik të Kosovës dhe dy federata të sportit, nëpërmjet të cilave mbështeten financiarisht me 95 mijë euro.

Sipas një komunikate të MKRS-së, Komiteti Paraolimpik i Kosovës mbështetet financiarisht me 25 mijë euro me qëllim të realizimit të objektivave dhe planeve për vitin 2017, ndërsa Federata e Kick-Boxit mbështetet me 45 mijë euro dhe Federata e Punëtorëve Sportiv mbështetet me 25 mijë euro.

“MKRS-ja nëpërmjet këtyre akteve përkrah programet e federatave dhe krijon lehtësira që ato të mund të planifikojnë dhe funksionojnë në mënyrë sa më të pavarur, dhe kështu të avancojnë sportin e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Me këtë rast, ministri Shala përgëzoi drejtuesit e federative për punën që po bëjnë për zhvillimin e sportit të Kosovës. Shala e inkurajoi edhe përfaqësuesin e Komitetit Paraolimpik të Kosovës për përfshirjen dhe motivimin e personave me aftësi të kufizuara që të merren me sport.

Ai u shpreh se MKRS-ja po punon në shumë drejtime për të ndihmuar sportin e Kosovës, duke investuar në infrastrukturë fizike e ligjore të standardeve më moderne dhe duke sponsorizuar drejtpërdrejtë sportin përmes mbështetjes financiare të federatave.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)