LAJMI I FUNDIT:

Mjeket që trajtuan Arbenita Spahiu – shpallen të pafajshme

Mjeket që trajtuan Arbenita Spahiu – shpallen të pafajshme

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim lirues ndaj të pandehurave M. Sh. H. Z. dhe V. K.

“Të pandehurat M. Sh. dhe H. Z. janë akuzuar nga Prokuroria Themelore e Gjilanit se me 3 mars të vitit të kaluar, në Spitalin Regjional në Gjilan, me rastin e trajtimit të pacientes, tani e ndjerë A. S., gjatë dhënies së ndihmës mjekësore, me dashje eventuale kanë përdorur mjetet e papërshtatshme të mjekimit ndaj pacientes dhe nuk i kanë ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore gjatë lindjes, ndërsa e pandehura V. K. si mjeke kujdestare në kundërshtim me detyrat e saj, ka refuzuar dhe nuk i ka ofruar ndihmën mjekësore pacientes”, thuhet në kumtesë.


Trupi gjykues pas disa seancave të mbajtura, shqyrtimit të provave, dëgjimin e ekspertizës dhe super ekspertizës, nuk ka arritur të vërtetoj që këto të pandehura kanë kryer veprat penale.

Të pandehurat M. Sh. dhe H. Z. janë akuzuar për veprën penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor nga neni 260 paragrafi 4 e lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, ndërsa e akuzuara V. K. është akuzuar për veprën penale “Mos dhënia e ndihmës mjekësore nga neni 261 paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit, brenda 15 ditësh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori