LAJMI I FUNDIT:

Mjekët i kishin thënë se kurrë nuk do të mund të ecë si fëmijët tjerë, sot është trajner dhe valltar i njohur i “breakdance” (Video)

Mjekët i kishin thënë se kurrë nuk do të mund të ecë si fëmijët tjerë, sot është trajner dhe valltar i njohur i “breakdance” (Video)

Falë talentit të rrallë për vallëzim ka fituar epitetin e “mbretit të vallëzimit” në Zimbabve, por,  edhe pse vazhdon të lëviz me karrocë të invalidëve, ai ka fituar çmimin kryesor në vallëzim së bashku me grupin e tij për shkak të aftësive të tyre fizike dhe atletike.

Kur djaloshit të njohur si “Blessing Fire” i thanë mjekët se kurrë nuk do të mund të ecë si njerëzit e tjerë, kjo nuk e ndaloi atë që të luftojë për vallëzim.


Një video e publikuar më poshtë shfaq talentin e rrallë në breakdance të këtij djaloshi, i cili në distanca të gjata e shfrytëzon karrocën si mjet transporti, por për nevoja personale mund të ecë pa ndihmën e askujt.

Dhe duket se vëllai i tij një gjimnast i famshëm shërbeu si frymëzim që ai të vazhdoj me vallëzim, dhe përkundër probleme që i kishte me këmbët. /Telegrafi/