LAJMI I FUNDIT:

Mjekësia moderne thotë se femrat nuk kanë nevojë për menstruacione

Mjekësia moderne thotë se femrat nuk kanë nevojë për menstruacione

Për femrat, menstruacionet janë një fakt i dhimbshëm i jetës.

Dhimbjet nga menstruacionet, për disa më të mëdha e për disa më të vogla, bëjnë që femrat shpesh ta urrejnë këtë pjesë të tyre.

Por një doktoreshë e mjekësisë moderne thotë se femrat nuk kanë nevojë fare për menstruacione – dhe sa më shumë kontraceptivë që po marrin, aq më shumë po i evitojnë ato.

Dr. Elizabeth Micks, një gjinekologe obstetër në Universitetin e Uashingtonit, tha për NPR: “Në përgjithësi, mendoj se pikëpamjet janë duke ndryshuar shpejtë. Nevoja për perioda të rregullta nuk është më në shoqërinë tonë”.

Pilulat, implantet ose injektimi për ndryshim të niveleve të hormoneve, bëjnë që vezët të mos lirohen nga vezorët e një gruaje. Kjo do të thotë se mitra e saj nuk e ‘derdhë’ rreshtimin e saj në çdo muaj në një periudhë.

Leila Hanna, një gjinekologe në Spitalin Mbretëresha Mari në Londër, thotë se kontraceptivët hormonal mund t’i dobësojnë menstruacionet ose t’i ndalojnë ato.

Ajo tha: “Gratë mund t’i marrin ato vazhdimisht dhe kjo do të ndalojë numrin e cikleve. Është komplet e sigurt, nuk ndikon në fertilitet”.

Në fakt, gratë mund të marrin vazhdimisht kontraceptivë hormonal për disa vite, tha ajo.