0Shares

Mr. Sci. Isuf Bajrami ka publikuar librin shkollor, botimin e parë të librit “Mjekësia Emergjente Paraspitalore”.

Ky titull i cili është më i riu ndër librat e shkencës së mjekësisë, pasuron në mënyrë të ndjeshme literaturën jo vetëm të mjekësisë emergjente, por të mbarë mjekësisë kosovare.

Libri i publikuar nga një prej mjekëve të shquar kosovare, Isuf Bajrami, i dedikohet studentëve të Fakultetit të Mjekësisë të drejtimeve, Mjekësia e përgjithshme, stomatologjia, infermieria, gjinekologjia me obstetri, fizioterpaia dhe të gjithë atyre që janë të kyçur në ofrimin e ndihmës së parë për pacientët e lënduar apo me sëmundje të ndryshme në gjendje të rëndë, jeta e të cilëve ëpr këtë arsye është në rrezik dhe duhet t’i ofrohet ndihma urgjente, që pacienti mund të mbijetojë deri sa të arrijë në institucionet shëndetësore.

Libri ka 14 kapituj, indeksin dhe literaturën e cituar.

Ja çka mund të lexoni në këtë libër:
Kapitulli I: Pjesa e përgjithshme, në të cilën është bë fjalë për historiatin e Mjekësisë urgjente, për rendësinë e dhënies së ndihmës së parë, rolin e shpëtimtarit në ofrimin e ndihmës së parë si dhe për ekzaminimin e pacientëve në gjendje të ndryshme, para se t’i ofrohet ndihma emergjente dhe prioritetët e triazhës.
Kapitulli II: Reanimimi i pacientit, në të cilin janë trajtuar shënjat vitale dhe veprimet e ndryshme në reanimimin e pacientit, për shpëtimin e jetës dhe përgaditja për transport.
Kapitulli III: Përkrahja e avansuarkardiake për jetë (PAKJ) dhe Përkrahja themelore jetësore, ku flitet për rregullimin e ritmit të punës së zemrës dhe të çrregullimeve tjera të punës së zemrës dhe rregullimin e frymëmarrjës, përfshirë lirimin e kalueshmërisë së rrugëve të frymëmarrjës dhe transporti i pacientit.
Kapitulli IV: Gjendjet emergjente të sistemit kardiovaskular, në të cilin është përshkruar përpunimi i pacientëve me gjendje të ndryshme të shkaktuara me sëmundjet e ndryshme të zemrës dhe trajtimi i menjëhershëm i pacientit për të përgaditur për transport.
Kapitulli V: Menaxhimi i rrugëve të frymëmarrjës – ku përshkruhet më detalisht lirimi i rrugëve të frymëmarrjës, mënyrat e ndryshme të administrimit më të volitshëm të oksigjenit dhe intubimi endotraheal dhe plasimi i sondës nazogastrike, tubusi nazofaringeal dhe konikotomia.
Kapitulli VI: Sëmundjet emergjente, në të cilin përshkruhen gjendjet emergjente internistike dhe neurologjike, të shkaktuara me çrregullime imunologjike, metabolike, të cilat mund të përcjellen me humbjen e vetëdijes apo çrregullime të frymëmarrjës si dhe flitet për shenjat e vdekjës.
Kapitulli VII: Helmimet: ku bëhet fjalë për helmimet e ndryshme dhe parimet e përgjithshme të intervenimeve në rastin e helmimeve dhe intervenimet specifike për llojet e ndryshme të helmimeve.
Kapitulli VIII: Kafshimi i shtazëve dhe thumbimi i insekteve – ipen karakteristikat e ndryshimeve dhe pasojat e mundshme të kafshimit të gjarpërit, shtazëve, si dhe thumbimit të insekteve, marimangave, riçnave dhe ndryshimet e shkaktuara me peshqit helmues.
Kapitulli IX: Emergjencate gjakderdhjët dhe lëndimet – përshkruhen gjakderdhja dhe pasojat e gjakderdhjes nga hunda dhe pjesët tjera të trupit, ndalja e përkohshme e gjakderdhjës dhe ndryshimet e shkaktuiara me veprimin e faktorëve mekanik dhe pasoja dhe veprimi në trajtimin urgjent të tyre.
Kapitulli X: Ndikimi i temperaturave ekstreme – diskutohen efektet e temperaturave ekstreme të larta dhe të ulëta në organizëm dhe kujdesi ndaj tyre si dhe ipen këshilla për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta.
Kapitulli XI: Evakuimi, imobilizimi dhe transporti – ipen këshilla për ndihmë urgjente personit të akcidentuar, evakuimi i atyre nga vendngjarja, imobilizimi i ekstremiteteve, qafës dhe bushtit kurrizot. Përshkruhen kushtet themelore për transportin e pacientit të lënduar, llojet e transportit të sigurtë të pacientëve si dhe Njësia mobile për kujdes intenziv.
Kapitulli XII: Menaxhimi i Shërbimit emergjent mjekësor – Bëhet fjalë për organizimin e shërbimit urgjent, për normativat dhe standardet e urgjencave paraspitalore, kuadrot e qendrës – entit për mjekësinë urgjente, stasionin e mjekësisë urgjente paraspitalore dhe minimumin e pajisjeve tekniko-mjekësore në stasione.
Kapitulli XIII: Thirrja në Qendrën dispelçerike të urgjencës – Këtu ipen udhëzimet se si duhet të bisedohet me dispelçerin mjekësor, kur duhet thirur mjekun e ndihmës së shpejtë dhe si duhet të ndihmohet ekipi i Shërbimit të ndihmës së shpejtë dhe cilat janë veprimet në rastet urgjente.
Kapitulli XIV:Pajisjet në shërbimet emergjente – në kapitullin e fundit të tekstit, ipen përshkrimet e mënyrave të ndryshme të transportit dhe përgaditjet për këtë, pastaj balloni apo pompa për dhenien e frymëmarrjës, pompa thithëse e dorës, matësi i pulsit dhe oksigjenit, kompleti për dhënjën e ndihmës bazike, mbulesë shpëtimit dhe evakuimit, shamia trekëndëshe për imobilizimin e krahut dhe çanta e mjekut të ndihmes së parë.
Libri përfundon me Indeksin e termave të përdorura dhe Literaturën e cituar, e cila përfshinë një numër të bollshëm të punimeve të marra nga Revistat e ndryshme shkencore si dhe nga web faqet e ndryshme shkencore.

Konkluzioni:
Libri ka mbi 480 faqe me 320 figura dhe fotografi, të cilat janë të dobishme për sqarimin më të mirë të tekstit. Në mungesën e tekstit të ngjashëm nga lëmia e Mjekësisë emergjente, libri është ndihmesë për studentët për përgaditjen e provimit nga lënda përkatëse, si dhe për mjekët e ri dhe të gjithë atyre që merrën me dhënien e ndihmës së shpejtë, andaj edhe mendoj se duhet shtypur dhe dhënë në përdorim atyre që kanë nevojë për te.

Recenzent:
Prof. Dr. Sci Mazllum Belegu

isuf bajrami 2libri 2

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)