LAJMI I FUNDIT:

Mitsubishi sjellë kupenë sportive Eclipse në një formë tjetër (Foto)

Mitsubishi sjellë kupenë sportive Eclipse në një formë tjetër (Foto)

Modeli Eclipse ka qenë një nga makinat më të mira të prodhuesit japonez Mitsubishi, si dhe ishte shumë i kërkuar në treg.

Por, meqenëse kërkesat për SUV janë rritur, kompania e ka përshtatur këtë veturë duke e bërë sportive dhe të shfrytëzueshme edhe për familjarë, transmeton Telegrafi.


Megjithëse nuk është më kupe, linjat dhe platforma e mëparshme ka mbetur ende e njëjtë, duke mos e ndryshuar nga modeli bazë.

Hapësira e bollshme, investimet në teknologji dhe mbi të gjitha komoditeti i lartë, bëjnë që ky model të jetë shumë i kërkuar.

Në fotografitë e postuara më poshtë, mund të shihni si duket Eclipse i ri, ndërsa për risitë tjera do ti mësojmë në Geneva Motor Show, që zhvillohet në javën që vjen. /Telegrafi/