Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se Mitrovica Veriore ka shmangur procedurat e hapura të Prokurimit. ZKA-ja ka gjetur se nga shqyrtimi i nëntë kontratave për mirëmbajtjen e kanalizimeve dhe ndërrimit të gypit të kanalizimit në vlerë 25.240 euro është identifikuar se Prokurimi është zhvilluar sipas procedurave me vlera minimale apo me kuotim çmimesh, pa procedurë të hapur për punë të ngjashme. Sipas Auditorit, në këto rrethana Komuna ka mundur të ketë kontratë-kornizë për mirëmbajtjen e infrastrukturës, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Zyra e Prokurimit e komunës veriore të Mitrovicës ka shmangur procedurat e hapura të prokurimit, duke ndarë kështu tenderët në pjesë më të vogla.
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se nga shqyrtimi i nëntë kontratave për mirëmbajtjen e kanalizimeve dhe ndërrimit të gypave të kanalizimit, në vlerë 25.240 euro, është identifikuar se Prokurimi është zhvilluar sipas procedurave me vlera minimale apo me kuotim çmimesh, pa procedurë të hapur për punë të ngjashme.
Sipas Auditorit, në këto rrethana Komuna ka mundur të ketë kontratë-kornizë për mirëmbajtjen e infrastrukturës.
Më tutje në raportin e ZKA-së thuhet se nga shqyrtimi i kontratave të Prokurimit kemi identifikuar aplikim të shpeshtë të procedurave të kuotimit të çmimeve dhe blerjeve minimale nën 1000 € për kontrata të ngjashme, shkruan “Zëri”.
Në veçanti kontrollet menaxheriale nuk kanë funksionuar në mënyrë efektive për ta siguruar përdorimin e procedurave të duhura të prokurimit për rastet në vijim: Blerja e kompjuterëve dhe pajisjeve për kompjuterë në vlerë të përgjithshme prej 55.684 eurosh ishte ndarë në dy (2) kontrata të mesme. Për pajisje mjekësore Komuna kishte kryer gjashtë (6) blerje me vlera minimale në vlerë të përgjithshme prej 5.960 eurosh. Të gjitha këto blerje ishin kryer në dhjetor dhe kuotime çmimesh dhe pesë (5) blerje me vlera minimale nën 1000 euro”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel