LAJMI I FUNDIT:

Misteri i kutisë së kaltër: Pse ishte zënë aq ngushtë Michelle Obama, kur mori dhuratën nga Melania Trump? (Video)

Misteri i kutisë së kaltër: Pse ishte zënë aq ngushtë Michelle Obama, kur mori dhuratën nga Melania Trump? (Video)

Pas arritjes së Donald Trump dhe Melanias në inaugurim, vëmendja është tërhequr menjëherë tek kutia e kaltër në duart e zonjës së parë të Amerikës, Melania Trump, e cila ishte dhuratë, për tanimë ish-zonjën e parë, Michelle Obama.

Siç edhe shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Melania Trump, ish-zonjës së parë Michelle Obama i dorëzoi një dhuratë nga “Tiffany” të vendosur në një kuti të kaltër, të zbukuruar me një fjongo të bardhë.


Dhe kjo dhuratë, menjëherë kishte provokuar pyetjet, sidomos në rrjetet sociale, se çfarë në fakt ishte ajo që Melanie i dhuroi Michelles.

“Më ke sjellë një dhuratë!” i tha Michelle asaj, dhe pastaj u gjend në një situatë jo të këndshme, pasi që ajo u desh që të njëjtën kohë të fotografohej para kamerave, por edhe të gjente dikë që do t’ia jepte kutinë në fjalë.

Por si shpeshherë, me një sjellje prej zotëriu, Barack Obama u hodh në ndihmë të gruas së tij, duke marrë kutinë dhe duke thënë: “Unë do të kujdesem për protokollin këtu”.

Dhe këtu është përgjigja në pyetjen se pse çdo gjë dukej aq e tensionuar kur paraqitjet e “vogla” bien në sy më së shumti, si në rastin në fjalë.

Kjo për faktin se sipas protokollit të pranimit të dhuratave në diplomaci, ato kurrë nuk u janë dhënë direkt Presidentit, Zëvendëspresidentit, Sekretarit të Shtetit, si dhe grave të tyre. /Telegrafi/