LAJMI I FUNDIT:

Mister edhe pas më shumë se 100 vitesh: Kush e shkaktoi shpërthimin më të madh në botë? (Foto)

Mister edhe pas më shumë se 100 vitesh: Kush e shkaktoi shpërthimin më të madh në botë? (Foto)

Shpërthimi më i madh në botë, një shpërthim në Rusi me përmasat e 185 bombave sa të Hiroshimës, vazhdon të mbetet një mister.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa u ndje edhe në Britani e SHBA.


Në atë kohë u mendua se ishte një meteor, por kjo teori ka rënë.

Një top i madh zjarri kaloi në qiellin e Siberisë më 20 qershor të vitit 1908 përpara se të shpërthente gjashtë milje mbi tokë, duke rrafshuar 80 milionë pemë.

Shkencëtarët italianë kaluan 21 vite duke hetuar ngjarjen e njohur me emrin ‘Tunguska’ dhe thanë se liqeni Cheko është mbushur me ujë pas goditjes së një meteori.

Por një studim i ri nga gjeologët rusë sugjeron se kjo ide nuk është e saktë, përcjell mapo.al.

Sipas tyre, shpërthimi që ndriçoi qiellin atë natë, mbetet një mister.

Ata nuk kanë akoma një shpjegim për këtë ngjarje.

Teoritë janë të shumta, disa thonë se ishte shpërthim vullkanik, të tjerë thonë se ka rënë një kometë.

Të shumtë janë ata që mendojnë se ishte një UFO, disa thonë se alienët qëlluan një meteor për të shpëtuar Tokën.

Banorët e kësaj zone thonë se ishte një vizitë nga një perëndi e zemëruar, që njihet me emrin Ogdy.