LAJMI I FUNDIT:

Mirënjohje për ekipin e EOD të ARM-së për bombën e shkatërruar me peshë prej 250 kg

Mirënjohje për ekipin e EOD të ARM-së për bombën e shkatërruar me peshë prej 250 kg

Pjesëtarët e ARM-së nga ekipi për shkatërrimin e mjeteve të paeksploduara “ekipi EOD” të cilët morën pjesë në aksion e djeshëm për shkatërrimin e bombës për aeroplan në Shtip, sot morën mirënjohje për procesin e kryer me sukses dhe planifikim dhe kryerje me sukses e detyrës nga ana e komandantit të Komandës së bashkuar operuese gjenerali i brigadës Zoran Milevski.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, operacioni i kryer dje është edhe një dëshmi se ekipet “EOD” të ARM-së janë profesionalisht të aftë, jo vetëm për shkatërrim të mjeteve të paeksploduara mina-shpërthyese gjatë aktiviteteve stërvitëse të ARM-së, të cilat janë në kompetencë të ARM-së, por kryejnë detyra të tilla edhe kur profesionalizimi i pjesëtarëve të këtij ekipi është i nevojshëm.


Shkatërrimi i bombës 250 kilogramësh për aeroplan nga ana e ekipeve EOD të ARM-së është në bazë të kërkesës nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Republikës së Maqedonisë, njofton AIM.

Përndryshe në vend, kohëve të fundit janë gjetur disa bomba të pashpërthyera, disa të Luftës së Dytë Botërore, e disa më vonë. /Telegrafi/