LAJMI I FUNDIT:

Mirëmbajtja e mobilieve – Çdo gjë që duhet të dini…

Mirëmbajtja e mobilieve – Çdo gjë që duhet të dini…
Corbis

… dhe deri tani nuk keni pasur kë ta pyesni – në vijim po ju japim përgjigjet për dilemat e shumta lidhur me mirëmbajtjen e mobilieve, disa këshilla dhe sugjerime se si mobiliet të qëndrojnë shumë

Pa marrë parasysh prej çfarë materiali janë ndërtuar, mobiliet cilësore mund të ruajnë bukurinë dhe shkëlqimin, nëse mirëmbahen drejt dhe kështu u zgjatet jeta, transmeton Telegrafi.

Si të mirëmbahen mobiliet e thurura

Mobiliet e thurura është e nevojshme të pastrohen me thithëse pluhuri. Në këtë mënyrë eliminohen të gjitha ndyrësirat dhe pluhuri nga vrimat dhe çarjet. Mobiliet e këtilla rëndom janë edhe të lyera me llak të shndritshëm, andaj nuk bën të fërkohen shumë, sepse mund të gërvishten.

Nëse karrigia e thurur duket sikur të jetë e tharë apo sikur do të mund të pëlciste, duhet fërkuara anën e jashtme me lëvore limoni.

Me përzierje të mjeteve për pastrim të enëve në ujë me një sasi të vogël lëng limoni përftohet mjeti për pastrimin e mobilieve të thurura. Me këtë mjet mobiliet duhet ngadalë të pastrohen.

cleanng-wood-furniture

Si të mirëmbahen mobiliet nga druri

Është me rëndësi që mobiliet të pastrohen mirë, sipas nevojës, të fshihen me leckë të njomë dhe patjetër duhet të thahen.

Gjurmët e ujit të cilat janë bërë nga gotat apo vazoja, lyhen me majonezë dhe lihen gjatë tërë natës, ndërkaq në mëngjes fshihen me leckë të butë. Nëse edhe pas kësaj ka mbetur gjurmë e vogël nga uji, përzihet glicerina me shpuzën e cigares. Me këtë përbërës fërkojmë pjesën e dëmtuar.

Njollat nga yndyrat patjetër duhet të pastrohen menjëherë, sepse në të kundërtën marrin ngjyrë të errët dhe kështu lënë dëmtime të përhershme. Yndyra patjetër duhet të thithet me peshqir letre dhe pastaj atë pjesë duhet njomur me uthull të pastër të pakoncentruar. Dhe, në fund, me leckë të njomur fshijeni pjesën e dëmtuar të drurit. Mobilia e pastruar mirë mund të polirohet me dyllë, në mënyrë që të marrë shkëlqim të mirë dhe të mbrohet nga uji dhe pluhuri.

Mobiliet nga pisha mjafton të polirohen me dyllë blete, sepse kërkojnë kujdes të madh. Shkëlqimi i arritur më pastaj mund të mbahet me leckë të lagur me përzierje të uthullës dhe parafinës.

Mobiliet nga bungu mirëmbahen me ndihmën e kësaj përzierjeje: në një sasi të vogël të tretur të dyllit të bletëve shtohen 250 ml birrë dhe dy lugë të vogla sheqer. Me këtë lyhen mobiliet, dhe pasi të teren polirohen me lëkurë dreri.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Si të mirëmbahen mobiliet e lëkurës

Pastrimi i mobilieve të lëkurës duhet bërë me shumë kujdes. Para pastrimit të mobilieve të lëkurës patjetër duhet lexuar udhëzimin e prodhuesit. Lëkura mund të jetë e ngjyrosur me ngjyra ose me pigmente të posaçme. Nga lëkura e ngjyrosur nuk është e mundshme të pastrohen njollat e të mos ndodhë ndonjë dëmtim, ndërsa te lëkura e ngjyrosur me pigmente të posaçme, pastrimi i njollave është i mundshëm.

Mirëmbajtja e rregullt e mobilieve të lëkurës nënkupton eliminimin e pluhurit, thithjen e pluhurit me thithëse nëpër kënde dhe fshirje me leckë të butë, të thatë apo të njomur, transmeton Telegrafi.

Gabimi më i shpeshtë që bëhet gjatë mirëmbajtjes së mobilieve të lëkurës është përdorimi i tepruar i ujit dhe i sapunit për pastrim. Kjo gjë assesi nuk bën të bëhet, sepse shkatërron sipërfaqen dhe shpejton procesin e çarjes së lëkurës. Nuk bën të përdoren mjete të forta dhe agresive për pastrim, siç është amoniaku, sepse nga to lëkura humb shkëlqimin.

Madje edhe nëse ekziston njolla në mobilie, gjatë pastrimit duhet përdorur sa më pak ujë dhe nuk duhet lejuar që uji të mbetet në sipërfaqe. Lëkura është e mundshme të zbutet në këtë mënyrë: përzihet vaji i ullirit dhe vaji i lirit me uthull rrushi të bardhë. Kjo përzierje hidhet në leckë të njomur. Lecka lihet të thahet dhe pastaj me leckë të tharë fërkohen mobiliet e lëkurës.

Freskia e mobilieve të lëkurës varet nga mënyra e përdorimit. Lëkura nuk bën t’i ekspozohet drejtpërdrejt diellit dhe nxehtësisë së koftorit apo të lihet në afërsi të burimeve të tjera të nxehtësisë.

Për pastrimin e kolltukëve të lëkurës përdoret edhe birra. Në një leckë pambuku hidhni disa pika birre dhe pastroni si zakonisht. Do të shkëlqejnë si të reja. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

A e dini se...
Kalo në kategori