Me 66 vota për, 1 abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar projektligjin për Prishtinën.
Në shqyrtimin e dytë të këtij Projektligjit, u ngjall një debat për amendamentin numër dy këtij projektligji, i cili përcakton kryeqytet të Kosovës Prishtinën, ndërsa Prizrenin si kryeqytet historik të Kosovës.
Edhe pse pati kundërshtime për amendamentin numër dy nga deputet të LDK-së, me shumicë votash Prizreni me këtë projektligj mbetet kryeqytet historik.
Kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Nait Hasani ka paraqitur dhe arsyetuar raportin me rekomandime, i cili tha se është më rëndësi që pas shumë vitesh, në Kuvendin e Kosovës po shqyrtohet ligjin për kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, dhe komisioni sipas tij, ka bërë hulumtimet, shqyrtimet, analizat e këtij projektligji, i cili ka bërë edhe vizitat studimore në qendrat e rajonit, përcjell Telegafi.
Dhe Komisioni ka ardhur në përfundim se ky projektligj i plotëson kushtet për miratim në kuvendin e Kosovës.
“Në bazë të Kushtetues që përcakton se kryeqyteti i Kosovës është Prishtina, ne kemi të bëjmë me një ligj për kryeqytetin, nuk kemi të bëjmë për Prishtinën. Prandaj, kemi të bëjmë për kryeqytetin dhe kryeqyteti i Kosovës është Prishtina, ndërsa kryeqyteti historik është Prizreni. Prizreni ka qenë kryeqytet tërë kohën, prandaj, është një kryeqytet historik”, ka thënë Hasani.
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, tha se askush nuk është kundër që Prizrenin me trajtuar si super qytet historik, por nuk e ka vendin në projektligjin për kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.
“Prizreni meriton respektin më të madh të mundshëm, unë jetoj në atë qytet. Ne kemi ,ligjin për mbrojtjen e qendrës historike të Prizrenit, ne mund të nxjerrim edhe ligje të tjera nëse keni nevojë, por në ligjin për kryeqytetin, Prishtinën, me futë tash edhe kryeqytetin historik, nesër mund të kërkohet të bëjnë pjesë edhe diçka tjetër. Kam përshtypjen që pa një analize të mirëfilltë, po iu kap një farë euforie e populizmit, nacionalizimit dhe dikur kemi me qesh edhe me veten çfarë ligjesh po aprovojmë”, ka thënë deputeti Selmanaj.
Deputetët gjatë debatit kanë pasur vërejtje edhe për çështjen e rregullimit të sigurisë në kryeqytet, për Policinë. KP/Telegrafi
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën