LAJMI I FUNDIT:

Miratohet kësti tjetër për Greqinë

Miratohet kësti tjetër për Greqinë

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se Greqia ka plotësuar kushtet e BE për marrjen e kreditit. Greqia së shpejti do të merr 49 miliard euro nga pakoja e ndihmave financiare për këtë vend.

Kështu thuhet në një njoftim të agjencisë franceze të lajmeve ku thuhet se krerët e BE janë dakorduar për dhënien e ndihmës financiare për Greqinë në vlerë prej 49 miliardë eurove deri në fund të muajit mars pasi kjo e fundit po zbaton masa të mëdha shtrënguese ekonomike.

Sipas këtij burimi bëhet e ditur se deri me tash nga kjo pako financiare Greqisë i janë dhënë 34 miliardë euro.


Megjithëkëtë funksionarët e BE ende insistojnë në kërkesën e tyre se Greqia duhet të vazhdojë me zbatimin e masave shtrënguese ekonomike. /Telegrafi/