LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Financave prezanton Pakon e re Fiskale para Odes Amerikane

Ministria e Financave prezanton Pakon e re Fiskale para Odes Amerikane

Për t’u informuar rreth Pakos së re Fiskale dhe përmbajtjes së saj si dhe rreth programit të reformave ekonomike, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një ngjarje me Ministrin e Financave Avdullah Hoti, Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri, U.D. i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës Fahri Gashi dhe Qemajl Marmullakaj Drejtor i Zyrës për Planifikim Strategjik nga Zyra e Kryeministrit.

Drejtori Ekzekutiv Arian Zeka tha se Oda Ekonomike Amerikane vazhdimisht ka qenë e zëshme për nevojën e finalizimit të pakos fiskale duke kërkuar futjen në fuqi të pushimeve tatimore dhe zgjerimin e listës së lëndëve të para të liruara nga detyrimet doganore. Zeka përsëriti se Oda Ekonomike Amerikane do të kërkojë me ngulm edhe rifunksionalizimin e Bordit të Pavarur për Rishqyrtime, si një mekanizëm i rëndësishëm për trajtimin e pavarur në shkallë të dytë të ankesave të bizneseve karshi ATK-së dhe Doganës.


Ministri i Financave Avdullah Hoti prezantoi Pakon e re Fiskale dhe njëkohësisht falënderoi anëtarët e Odës Amerikane për inputin e tyre. Ministri Hoti theksoi se kjo pako përfshin shtatë masa bazike administrative të cilat kanë për qëllim lehtësimin e të bërit biznes në vend. Pakoja merr parasysh, mes tjerash, kërkesën e Odës Amerikane për zgjerimin e listës së lëndëve të para të liruara nga tatimet doganore, Udhëzimin Administrativ për pushimet tatimore si dhe rregullimin ligjor të çështjes së humbjeve.

Drejtori i Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri tha se orientimi i ATK-së është në thjeshtimin e procedurave dhe lehtësimin e komunikimit me tatimpaguesit, duke theksuar se ky institucion është duke punuar drejt ofrimit të një kanali të ri të komunikimit me tatimpaguesit e mëdhenj.
Ndërsa, Qemajl Marmullakaj nga Zyra e Kryeministrit prezantoi hollësisht programin e reformave ekonomike të cilat do t’i dorëzohen Komisionit Evropian në fund të këtij muaji. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC

Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC

EBC Cosmetics
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori