LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Drejtësisë tregon pse u pezullua rregullorja e Odës së Avokatëve

Ministria e Drejtësisë tregon pse u pezullua rregullorja e Odës së Avokatëve

Ministria e Drejtësisë dha sot arsyet pse u pezullua rregullorja e Odës së Avokatëve për përfaqësim sipas detyrës zyrtare.

Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate për media sqaron se pezullimi i rregullores për përfaqësim sipas detyrës zyrtare e nxjerrë nga Oda e Avokatëve ka për qëllim të mbrojë ligjshmërinë e vetë odës.

“Kjo rregullore është derivat i një marrëveshjeje bashkëpunimi, ku në dispozitat e saj parasheh kufizime të caktuara për avokatë, e të cilat kufizime janë në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Avokatinë dhe veçmas në kundërshtim me nenin 54 paragrafin 1 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në vendimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë bëhet e ditur se vendimi për pezullim të rregullores ka ndodhur pasi disa avokatë kundërshtuan ligjshmërinë e kësaj rregulloreje, teksa thuhet se pezullimi do të vlejë derisa gjykata të marrë një vendim përfundimtar lidhur me këtë rast.

“Me qëllim të mbrojtjes së ligjshmërisë së punës së Odës së Avokatëve, Qeveria e Republikës së Kosovës me datë 19.04.2017 ka marrë vendim nr. 05/142, me të cilin ndalohet përkohësisht zbatimi i Rregullores për Caktimin e Avokatëve sipas Detyrës Zyrtare dhe Ofrimin e Ndihmës Juridike Falas deri në vendimin përfundimtar të gjykatës. Vendimi është i përkohshëm dhe si i tillë nuk paragjykon përfundimin e procesit në lidhje me këtë çështje”, thuhet në njoftim.

Edhe pse gjatë ditës së djeshme në një konferencë të thirrur për media nga Oda e Avokatëve, kryetari i odës, Osman Havolli këtë pezullim e cilësoi si goditje për sistemin e drejtësisë dhe ndërhyrje në punën e odës, Ministria e Drejtësisë sqaron bazën ligjore se pse ndërhyri në këtë vendim.

“Vendimi i cekur më lart është i bazuar në nenin 44 paragrafin 1 të Ligjit nr. 04/L-193 për Avokatinë, i cili përcakton: ‘Qeveria e Kosovës mbikëqyr ligjshmërinë e akteve të përgjithshme të Odës së Avokatëve dhe ka të drejtë që gjer në vendimin e gjykatës kompetente, të ndalojë ekzekutimin e aktit i cili është në kundërshtim me ligjin. Kjo mbikëqyrje kufizohet në përfilljen e ligjit dhe të së drejtës, duke mos e cenuar autonominë administrative të Odës së Avokatëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Krejt në fund, Ministria e Drejtësisë u bën ftesë të gjitha palëve të përfshira në këtë kontest që t’i paraqesin propozimet e tyre në procesin e rishikimit të drejtësisë penale pasi që ky proces është në zhvillim.

KALLXO.com shkroi dje për reagimin e kreut të Odës së Avokatëve në lidhje me pezullimin e rregullores.

Pezullimi i rregullores u vendos nga qeveria në mbledhjen e 19 prillit.

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori