LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Bujqësisë do të vazhdojë përkrahjen e bletarisë

Ministria e Bujqësisë do të vazhdojë përkrahjen e bletarisë

Përkrahja e Ministrisë së Bujqësisë përmes granteve investive dhe pagesave direkte për sektorin e bletarisë, ka ndikuar në shtimin e numrit të koshereve të bletëve, në modernizimin e pajisjeve për prodhimin e mjaltës, si dhe në rritjen e cilësisë së këtij produkti në vend.

Kështu tha zëvendësministri i MBPZHR-së, Vezir Januzi, në takimin me përfaqësues të Shoqatës së Lidhjes së Bletarëve të Kosovës.

Me këtë rast, ai ka thënë se MBPZHR-ja do të vazhdojë edhe më tej përkrahjen e këtij sektori, me qëllim që produktet bujqësore të arrijnë të jenë konkurrente me produktet e rajonit e më gjerë.

Zëvendësministri Januzi ka thënë se Kosova disponon kushte të përshtatshme për zhvillimin e bletarisë. Duke u bazuar në këtë ai ka inkurajuar edhe më tej fermerët që të merren me këtë veprimtari bujqësore, pasi që sipas tij nuk do të mungojë përkrahje e MBPZHR-së për avancimin mëtejmë të këtij sektori./Telegrafi/