LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Bujqësisë publikon katalogun ekonomik të prodhimeve bujqësore

Ministria e Bujqësisë publikon katalogun ekonomik të prodhimeve bujqësore

Ministra e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), për herë të parë ka publikuar katalogun ekonomik të prodhimeve bujqësore. Ky katalog përmban të dhëna për koston e prodhimit të disa prodhimeve bujqësore në Kosovë, gjë që i ndihmon fermerët në menaxhimin e fermave dhe ndërmarrjeve bujqësore.

Drejtori i Departamentit të Analizave Ekonomike dhe Statistikave Bujqësore, Ekrem Gjokaj, ka bërë të ditur se ky katalog do të ndihmojë fermerët për një menaxhim më të mirë të fermës, duke ofruar informacion se me kultivimin e cilës kulturë apo me kombinimin e cilave kultura fermeri mund të arrij fitimin më të lartë.

“”Duke marrë parasysh mbështetjen që është duke i’u bërë sektorit të bujqësisë vitet e fundit e që është gjithnjë në rritje e sipër, një katalog i tillë do u ndihmojë fermerëve gjatë vendosjes se çfarë të investojnë. Duke marrë parasysh se qëllim kryesor i çdo biznesi është realizimi i fitimit, fermerët në mesin e shumë kulturave që përkrahen do të mund të orientohen në ato që janë më fitimprurëse dhe në këtë mënyrë të rrisin të ardhurat e tyre dhe të përmirësojnë mirëqenien e familjes së tyre””, ka thënë ai.

Drejtori Gjokaj, ka treguar se ky dokument do të jetë edhe si bazë për hartuesit e politikave dhe vendimmarrësve për sektorët me produktivitet dhe profitabilitet më të lartë, e po ashtu sipas tij ky dokument do të gjejë një përdorim të gjerë edhe tek hulumtuesit e rinjë, organizatat joqeveritare dhe kompanitë konsulente vendore e ndërkombëtare.

Këtu mund ta gjeni Katalogun Ekonomik të Prodhimeve Bujqësore. /Telegrafi/