LAJMI I FUNDIT:

Ministri Shalsi: Opozita përpjekje për një ’97 të dytë

Ministri Shalsi: Opozita përpjekje për një ’97 të dytë

Ministri i Shqipërisë, Eduard Shalsi, ka deklaruar se eksponentë të ndryshëm të Partisë Demokratike shfaqen me deklarata që ngjajnë me lojëra fjalësh.

“I tillë është edhe ai i sotmi i Tritan Shehut. Përpiqen të fshehin të vërtetën e bojkotit të parlamentit, që përditë e më shumë po bëhet e qartë për të gjithë shqiptarët: frika për të votuar vettingun”, ka thënë Shalsi.


Shalsi është shprehur se, “përpjekjet e krereve të Partisë Demokratike për të rikthyer vitin ‘97 dhe destabilizuar vendin, shqiptarët i janë përgjigjur duke bojkotuar çadrën”, që tashmë, sipas tij, po mbahet peng nga një grup ekstremistësh.

“Krerët e PD-së me këtë qëndrim po tradhëtojnë jo vetëm Partinë Demokratike por edhe Shqipërinë. I vetmi veprim i përgjegjshëm i Partisë Demokratike do të ishte kthimi në Kuvend dhe regjistrimi sa më parë për të marrë pjesë në zgjedhje. Vetëm kështu Shqipëria do të mund të ecë përpara me zbatimin e reformës në drejtësi dhe të përmbushë aspiratën e kahershme të integrimit në Evropë”, ka shtuar Shalsi.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori