LAJMI I FUNDIT:

Mimoza Kusari-Lila shkarkon nënkryetarin dhe dy drejtorë të PDK-së në komunën e Gjakovës

Mimoza Kusari-Lila shkarkon nënkryetarin dhe dy drejtorë të PDK-së në komunën e Gjakovës

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka marrë vendim për përjashtimin e nënkryetarit dhe dy drejtorëve të PDK-së në këtë komunë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, vetë kryetarja e Mimoza Kusari- Lila.


Ajo ka thënë se arsyet e shkarkimit të tyre janë për shkak të performancës së dobët.

“Mungesa e performancës së mirëfilltë por gjithashtu edhe animi gjithmonë nga agjenda politike jo profesionale e përfaqësuesve të PDK-së në qeverisje lokale kanë qenë arsyet e shkarkimit të tyre”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se lidhur me pakënaqësitë e saj për këtë performancë e kishte informuar edhe më herët Hajdar Beqën

“Nuk kam dashur ta bëjë një hap të tillë para zgjedhjeve qendrore për të mos pasur tendencë të përzierës së këtij vendimi në zgjedhje. Pas përfundimit të zgjedhjeve, e kom sjell vendimin dhe dje ia kam përcjellur vendimin Hajdar Beqës”, u shpreh Kusari-Lila.

Drejtorët e shkarkuar janë nënkryetari Ramadan Hoti, drejtori i Inspeksionit, Gani Veseli, dhe drejtoi i Shërbimeve Publike, Shkumbin Kastrati.

Ndërkaq me drejtoreshën e arsimit Dijana Qarkaxhija, Kusari-Lila theksoi se janë duke e shqyrtuar pozicionin e saj për shkak se nëse mbetet në atë pozitë mbetet jashtë subjektit politik, vetëm si drejtoresh e cila nuk është e deleguar prej partisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori