LAJMI I FUNDIT:

Milioni, 10-vjeçari gjeni i matematikës (Video)

Milioni, 10-vjeçari gjeni i matematikës (Video)

Nuk ka folur deri në moshën pesëvjeçare, e kjo për shkak se truri i tij punon shumë herë më shumë se i bashkëmoshatarëve, kishte thënë atëherë psikologia e tij.

Këtë e vërtetoi edhe testi i inteligjencës që e konfirmoi sërish këtë gjë.

Më tepër rreth kësaj treguan në studio mamaja e Milion Myrtezit, Donika, ku shtoi se ai ka fituar edhe në gara të matematikës në disa vende të botës.

Por, nuk është vetëm matematika, fusha e artë e tij ai është i dhënë edhe në disa lëndë tjera të cilat mund t’i shihni në videon e mëposhtme.