LAJMI I FUNDIT:

Miliona telefona Android të ekspozuar ndaj hakerëve

Miliona telefona Android të ekspozuar ndaj hakerëve

Jo gjithçka është duke shkuar mirë me Google Play. Një grup hulumtuesish kanë zbuluar se qindra aplikacione në dyqanin online kanë mungesa të sigurisë që mund të lejojnë hakerët të instalojnë viruse dhe të vjedhin të dhëna nga miliona telefona Android.

Sipas një raporti, problemi qëndron në aplikacionet që krijojnë porte për në telefon. Ky është një problem i njohur tek kompjuterët, por nuk është studiuar sistematikisht më parë në telefona.


Ekipi i universitetit të Michigan ka përdorur një mjet për të skanuar 24,000 aplikacione dhe ka gjetur 410 aplikacione potencialisht dëmtuese, prej të cilave së paku njëra është shkarkuar miliona herë.

Problem kryesor duket të qëndrojë tek aplikacionet si WiFi File Transfer që u mundësojnë përdoruesve të lidhen me një port përmes rrjetit WiFi dhe të kenë qasje në të dhëna.

Aplikacioni e bën të lehtë transferimin e të dhënave nga një telefon në një kompjuter, mirëpo pasi që ka siguri të mangtë, transferimi mund të mos ndodhë vetëm tek pajisjet e pronarit.