LAJMI I FUNDIT:

Miley Cyrus ia dedikoi performancën e finales në ‘The Voice’ viktimave të Mançesterit (Video)

Miley Cyrus ia dedikoi performancën e finales në ‘The Voice’ viktimave të Mançesterit (Video)

Milye Cyrus duket se e ka në mendje sulmin në Manchester që la të vdekur 22 persona e mbi 50 të tjerë të lënduar.

Këngëtarja 24 vjeçare ia dedikoi performancën e saj finale në The Voice të gjitha viktimave dhe të prekurve nga sulmi i tmerrshëm në Manchester Arena të hënën mbrëma.


“Dua të ia dedikoj këtë këngë mikes sime të mirë, Ariana Grande dhe të gjithë atyre që kanë përjetuar sulmin e tmerrshëm të hënën në Manchester. Zemra dhe mendimet tona janë me ju”, ka thënë Cyrus para performimit, transmeton Klan Kosova.

Këngëtarja që kishte vendosur pak grim dhe kishte lëshuar flokët e saj dredha dukej mrekullueshme derisa kishte veshur një palë pantollona të shkurtëra të bardha dhe një bluzë ngjyrë bezhë.

Cyrus kishte postuar edhe një fotografi bardh e zi të saj dhe të koleges Grande duke shkruar edhe një shkrim të ndjeshëm.

“Do doja ta përqafoja miken time Ariana Grande. Të dua shumë dhe më vjen keq që ishe pjesë e kësaj ngjarje tragjike. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për të gjithë ata që janë prekur nga ky sulm i tmerrshëm. Ju dërgoj shumë dashuri”, kishte shkruar ajo.

Të hënën mbrëma, një shpërthim i fuqishëm që ndodhi në koncertin e Ariana Grande ka marrë jetën e 22 personave dhe ka lënë të lënduar më shumë se 50 veta.

Në trend Magazina

Më shumë
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision:

Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë

Magazina
Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Magazina
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Magazina
Gazetarja e njohur: Kam fjetur me shokun e ngushtë në një dhomë, kur shkonim me pushime

Gazetarja e njohur: Kam fjetur me shokun e ngushtë në një dhomë, kur shkonim me pushime

Magazina
Kalo në kategori