LAJMI I FUNDIT:

Milani është i lirë të tentojë për Aubameyangun ose Belottin

Milani është i lirë të tentojë për Aubameyangun ose Belottin

Milani mund të jetë i lirë të shtyjë përpara për transferimin e njërit nga Pierre-Emerick Aubameyang ose Andrea Belotti pasi Chelsea thuhet se po ndjek Sergio Agueron e Manchester Cityt.

Sipas Sky Sports, Chelsea ka zhvilluar një interesim serioz dhe të fortë në Aguero të hënën, me sulmuesin argjentinas që ka humbur statusin e tij të titullarit në zgjedhje nën drejtimin e Pep Guardiolas.


Fassone: Belotti, Morata ose Aubameyang
Lexo po ashtu Fassone: Belotti, Morata ose Aubameyang

Rrjedhimisht, Milani nuk mund të përballet më me konkurrencë nga Blutë për dyshen tjetër sulmuese, Aubameyang ose Belotti.

Drejtori i Rossonerëve, Marco Fassone konfirmoi se kjo dyshe ishte në radarin e klubit të tij, ndërsa drejtori sportiv Massimiliano Mirabelli e bëri të qartë se një sulmues i ri është në listën e lartë të dëshirave të Milanit.

Megjithatë, për transferimin e cilitdo nga këta dy sulmues, Milani duhet të paguaj se paku 70 milionë euro. /Telegrafi/