LAJMI I FUNDIT:

Milaim Zeka kritikon Mikullovcin, i kërkon PAN-it të shkojë në seancë

Milaim Zeka kritikon Mikullovcin, i kërkon PAN-it të shkojë në seancë
-->

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e NISMA-së, Milaim Zeka, pas thirrjes së seancës për ditën e enjte nga ana e kryesuesit, Adem Mikullovci, u ka bërë thirrje koalicionit PAN që të marrë pjesë në seancë.

Zeka nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se e mbështetë thirrjen e seancës nga ana e Mikullovcit.

Tutje Zeka është shprehur se Kuvendi i Kosovës është shndërruar në cirk, i cili sipas tij po udhëhiqet nga Adem Mikullovci. Thotë se kryesuesi, herë me shaka e herë me seriozitet, nuk po e di se çfarë është duke bërë. Zeka shkon tutje duke i cilësuar deputetët e sapo zgjedhur si çobanë.

“Krejt këto marrëzira po ndodhin për shkak te vakumit ligjor, ngase parlamentin e kane mbipopulluar çoban, të cilët ne kushte normale, nuk do duhej kaluar neper fermat e dhive, pa le ma te tallen kaq paturpësisht me elektoratin”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i plotë i Zekës:

Prej qe ka filluar seanca e pare e Parlamentit, komedia “Kafeneja jone”, me kryepersonazhin Adem Mikullovci, po ece per mrekulli. Ademi, here me hajgare, here me seriozitet, as qe e ka idene se çfare eshte duke bere. Thjeshte, po tregon se eshte sinonimi me i mire i nje shoqerie feudale, turkofile, me traditen qe Bali i Shpise, mundet me tredhe miza ne parlament, edhe ne me ja mbajte zhagun.

Krejte keto marrezira po ndodhin per shkak te vakumit ligjor, ngase parlamentin e kane mbipopulluar çoban, te cilet ne kushte normale, nuk do duhej kaluar neper fermat e dhive, pa le ma te tallen kaq paturperisht me elektoratin.

Si do qofte, e kisha lutur PAN-in, qe mos te kerkoje qime ne tlyne, po te vije diten e enjte me emrin e kandidatit, edhe te ecim me tutje. I madhi, dhe i mençuri, duhet me leshu pe. Perndryshe po pergaditemi per zgjedhje te jashtezakonshme, po nuk e di se cili prej neve ka me pas ftyre per me dale edhe me kerku vota?!!!

Në trend Lajme

Më shumë
Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye

Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye

Politikë
Pak para takimit në Bruksel për çështjen e dinarit serb, Lekaj e Statovci japin qëndrimet e tyre

Pak para takimit në Bruksel për çështjen e dinarit serb, Lekaj e Statovci japin qëndrimet e tyre

Elfije Boletini
Hodhi në lumë foshnjën e saj, dalin detaje nga rasti i rëndë në Krujë

Hodhi në lumë foshnjën e saj, dalin detaje nga rasti i rëndë në Krujë

Lajme
Kush i organizoi trazirat e dhunshme të marsit të vitit 2004, flasin juristët

Kush i organizoi trazirat e dhunshme të marsit të vitit 2004, flasin juristët

Lajme
Babai i Gentian Bejtjes: Nëse djali im ka vrarë e ka prerë, i jap dorën atij që e vrau!

Babai i Gentian Bejtjes: Nëse djali im ka vrarë e ka prerë, i jap dorën atij që e vrau!

Lajme
Takimi i së martës në Bruksel për dinarin – deklaratat dhe pritjet?

Takimi i së martës në Bruksel për dinarin – deklaratat dhe pritjet?

Lajme
Kalo në kategori