LAJMI I FUNDIT:

Milaim Zeka: Kandidimi i Bekim Jasharit, goditje e fortë për PDK-në

Milaim Zeka: Kandidimi i Bekim Jasharit, goditje e fortë për PDK-në

Deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kandidimi i Bekim Jasharit për kryetar të Skenderajt është një nga lajmet më të mira të këtij viti, por njëherësh edhe goditje e madhe për PDK-në.

Zeka ka thënë se “garimi i Bekim Jasharit, në njërën anë i ka dhënë nokaut PDK-së, në anën tjetër i ka dhënë një leksion VV, duke i treguar që zhgënjimi është aq i madh në politikën 16 vjeçare, sa që fal këtij zhgënjimi, u rrit VV”.


Postimi i plotë i Zekës:

“Kandidimi i Bekim Jasharit ne Skenderaj – nokaut i madh per PDK-ne

Lajmi se Bekim Jashari do i futet gares per kryetar te Skenderajt, ka qene nga lajmet me te mira te ketije viti. Ata qe e kane njohur Hamez Jasharin, e dine fare mire se ai ka qene intelektual i madh, artist dhe strateg i madh. Ai ka qene vizionar i lirise te Kosoves. Tallja e tije me “akademiket e Kosoves” eshte pertej çdo diplome, dhe titulli akademik!

Bekimi eshte i ngjashem. Une nuk e mbeshtes pse eshte djali i Hamzes, po pse eshte i mençur, dhe qe din me qu ate vend perpara. Populli yne nuk ka thene kot: Dardha pike nen dardhe!

Garimi i Bekim Jasharit, ne njeren ane i ka dhene nokaut PDK-se, ne anen tjeter i ka dhene nje leksion VV, duke i treguar qe zhgenjimi eshte aqe i madh ne politiken 16 vjeçare, sa qe fal ketij zhgenjimi, u rrite VV.

Fitili i Lirise te Kosoves u ndez ne Prekaz. Era e demokracise te Kosoves filloi ne Drenice vitin e kaluar, ndersa tani po ndertohen themelet.

Skenderaj do ta kete nje kryetar qe i duhet!” (sic), ka shkruar Zeka. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori