LAJMI I FUNDIT:

Mikullovci shprehet optimist se PAN-i pas takimit konsultativ do të marrë pjesë në seancë

Mikullovci shprehet optimist se PAN-i pas takimit konsultativ do të marrë pjesë në seancë

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci, është shprehur i bindur se takimi i nesërm konsultativ me koalicionin PAN do të sjellë rezultate të mira.

“Jam optimist që PAN-i do të vendos të vije në seancë, se mendoj se edhe ata e kanë parë që është zgjatur tepër kjo punë”, ka thënë Mikullovci në një prononcim për Telegrafin.


Ai ka theksuar se beson që takimi i nesërm nuk do të jetë i kot dhe se do të marrin ndonjë qëndrim.

Gjatë vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit gjatë ditës së djeshme, Mikullovci caktoi takim me koalicionin PAN për të mërkurën në orën 10:00, ku si pikë e vetme do të jetë prezantimi i emrit të kandidatit për kryetar të Kuvendit nga PAN.

Në këtë takim konsultativ Vetëvendosje ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë, ndërkaq nga koalicioni LAA kanë konfirmuar pjesëmarrjen. /Telegrafi/