LAJMI I FUNDIT:

Mijallkov: Jam i bindur për pafajësinë time

Mijallkov: Jam i bindur për pafajësinë time

Gjithmonë u jam përgjigjur thirrjeve të tyre. Në dy thirrjet e Katica Janevës dy herë kam ndryshuar kartat e fluturimit dhe jam kthyer parakohe nga jashtë. Unë jam i bindur për pafajësinë time dhe gjithmonë do të jemë në dispozicion. Jap fjalën time nën përgjegjësi penale dhe materiale që do të jem në dispozicion të gjykatës, ishin fjalët e Sasho Mijallkovit, ish-drejtor i DSK-së, si i pandehur në rastin ”Shënjestra” dhe ”Fortesa”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas qëndrimit të PSP-së e cila u paraqit në seancën e sotme në Gjykatën e Apelit, ku u rishikua ankesa e tyre për paraburgim, sepse ai ka një apartament dhe kompani në Republikën Çeke, ajo krijon një rrezik prej arratisjes së tij.

Prokurorët e PSP-së janë ankuar se Mijallkov nuk është mundur të gjendet në adresën e paraqitur, sepse aty ai realisht nuk ka jetuar.

Avokati i tij Ljupço Shvrgovski përsëri theksoi se kjo ishte për arsye sigurie. /Telegrafi/