LAJMI I FUNDIT:

Mijallkov demanton se ka sulmuar Zekirin: Duhet të kërkojë falje për shpifje

Mijallkov demanton se ka sulmuar Zekirin: Duhet të kërkojë falje për shpifje

Pas incidentit të mbrëmshëm në orët e vona në një kafene të Shkupit, ku u sulmua deputeti shqiptar i LSDM-së, Muhamed Zekiri, i cili theksoi së është sulmuar nga sigurimi i ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, ka reaguar ky i fundit duke thënë se përderisa deputeti nuk kërkon falje për shpifje do ta paditë atë dhe mediumet që e kanë shpërndarë të njëjtin lajm, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Përderisa në afat sa më të shkurtë nuk kërkon falje, kundër tij dhe kundër mediumeve që shpërndajnë dezinformata të këtilla, do të pasojë padi për shpifje”, potencon Sasho Mijallkov, në një deklaratë me shkrim.


Ndërsa përmes një postimi në Facebook deputeti Zekiri shkruan se është mirë me shëndet dhe se kriminelët së shpejti do të ballafaqohen me drejtësinë./Telegrafi/

Sulmohet deputeti Zekiri
Lexo po ashtu Sulmohet deputeti Zekiri