LAJMI I FUNDIT:

Mijallkov beson në gjyqësi, Grujoski nuk erdhi aspak në seancë

Mijallkov beson në gjyqësi, Grujoski nuk erdhi aspak në seancë

Ish-shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) mori pjesë në seancën e Gjykatës së Apelit ku është ankuar Prokuroria Speciale Publike (PSP).

Si i dyshuar në lëndët ”Shënjestra” dhe ”Fortesa”, Mijallkov ka deklaruar para gjykatësve se beson në këtë gjykatë dhe se nuk e ka ndërmend që të ikë.


Prokurorja Speciale Lençe Ristoska deklaroi se Mijallkov ka banesë në Çeki dhe se ky vend mund të përdoret si vendi ku mund të fshihet, ndërkaq prokurori tjetër Trajçe Pelivanov deklaroi se Mijallkov i pranon thirrjet në mënyrë sekeltive dhe se është i vështirësuar kontakti me të.

Avokati mbrojtës, Ljupço Shvrgovski, deklaroi se kërkesa për paraburgim të klinetit të tij paraqet një çështje politike. Mijallkov u zotua se do të paraqitet në gjykatë. Ndaj tij është shqiptuar masa e kujdesit, pra i është marrë pasaporta.

Nga ana tjetër, i dyshuari Goran Grujoski, ish-shef i Drejtorisë së Pestë në DSK, nuk u paraqit në gjyq. Ai është gjithashtu i përfshirë në lëndët ”Shënjestra” dhe ”Fortesa”.

Në lidhje me të, prokurorja speciale, Lençe Ristoska, bëri të ditur se në kompjuterin e Grujoski-të është gjetur një dosje me evidenca të dëshmitarëve se kur kanë qenë në PSP, nga kush janë marrë në pyetje, dhe kur kanë dalë.

Sipas mbrojtjes së Grujoski-të, PSP-ja mundet që të rrezikojë sigurinë kombëtare, pro ndaj kësaj deklarate ka reaguar Artan Ajro, prokuror special, duke thënë se i akuzuari, megjithëse ka magjistruar për mbikëqyrje të përgjimeve, nuk ka asnjë raport të tillë në DSK./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori