LAJMI I FUNDIT:

Mihalic largohet nga Trepça

Mihalic largohet nga Trepça

Klubi basketbollistik i Trepçës duhet të kërkojë lojtar të huaj, pasi ka mbetur pa plejmejkerin slloven, Marcel Mihalic.

Sipas drejtuesve të Trepçës, Mihalic është larguar të premten nga Mitrovica pa ndonjë paralajmërim.

“Nuk i dimë arsyet e largimit të Mihalicit. Ai ka obligime morale dhe financiare ndaj nesh edhe pse është kthyer në Slloveni. Ai ka shkuar pa njoftuar askënd në klub. Ne kemi pritur shumë nga ai, por tash duhet të gjejmë një zëvendësim".

"Mihalic me letra është lojtar i yni, por nuk kemi çfarë të bëjmë, pasi nuk po lajmërohet fare. Tash trajneri ka mbetur ta gjejë një zëvendësim për të dhe presim që gjatë javës së ardhshme të vijë lojtari i tretë i huaj", ka thënë menaxheri i Trepçës, Lenart Vidishiqi, për Koha. /Telegrafi/