LAJMI I FUNDIT:

Microsoft shet 4.2 milionë pajisje mobile me Windows Phone

Microsoft shet 4.2 milionë pajisje mobile me Windows Phone

Microsoft ende nuk i ka publikuar shifrat e saj zyrtare për shitjet e pajisjeve mobile që bazohen në Windows Phone, ose më sakt, suksesin e saj që nga lansimi i sistemit operativ Windows Phone 8.

Tani, sipas një raporti të fundit nga The Next Ëeb thuhet se Microsoft që nga muaji tetor ka shitur 4.2 milionë pajisje me Windows Phone.

Drejtori ekzekutiv i Microsoft, Steve Ballmer së fundmi ka thënë se kompania e tij ka shitur rreth katër herë më shumë pajisje Windows Phone që nga lansimi i Windows Phone 8, edhe pse ai nuk ka dhënë asnjë shifër të saktë të shitjeve.


Natyrisht se të dhënat e ofruara nga TNW janë matje të përafërta të shitjeve të Microsoft që nga tetori i këtij viti, mirëpo në ndërkohë duhet pritur njoftimin zyrtar të kompanisë për të ofruar shifra të sakta, dhe për të komentuar mbi suksesin e pajisjeve mobile të Microsoft. / Telegrafi /