LAJMI I FUNDIT:

Microsoft prezanton Windows 10 S

Microsoft prezanton Windows 10 S

Microsoft ka lansuar një version të ri të Windows 10. Quhet Windows 10 S, dhe është i destinuar për PC-të e lirë në sektorin e edukimit.

Windows 10 S është përshtatur të punojë në kompjuterë me harduer më të dobtë dhe për t’u instaluar në hapësirë më të vogël.


Sistemi poashtu është i dizajnuar të punoj më shpejtë dhe të ketë çasje më efikase se Windows 10 Pro, në një harduer të njejtë kompjuterik.

Një dallim i madh mes këtyre dy sistemeve është që Windows 10 S  do të ketë vetëm aplikacioni nga Windows Store.

Sistemi i ri i Windows do të lansohet këtë verë në një çmim fillestar prej 189 dollarëve, duke përfshirë edhe një abonim pa pagesë në Minecraft: Education Edition së bashku me edicionin pa pagesë të Microsoft Office 365.