LAJMI I FUNDIT:

Microsoft lejon qasje në shërbimet e saj përmes llogarisë së Skype

Microsoft lejon qasje në shërbimet e saj përmes llogarisë së Skype

Microsoft ka njoftuar së fundmi se tani mund të qaseni në shërbimet e Microsoft përmes llogarisë së Skype, duke përfshirë Microsoft Office, OneDrive, Xbox dhe të tjera.


“Mund të keni vërejtur disa ndryshime në pamjen e llogarisë suaj të Skype. Ne kemi qenë duke punuar në afrimin e Skype me Microsoft dhe së shpejti ju mund të përdorni llogarinë tuaj në Skype për të pasur qasje në shërbimet e Microsoft si Xbox, Office dhe OneDrive.” – thuhet në postimin zyrtar të Microsoft.

“Me një hapje të vetme të llogarisë tani ju mund të luani në Xbox Live, të gjeni fotot dhe dokumentet në OneDrive, të kontrollon e-mailin në Outlook dhe të komunikonime familjen dhe shoqërinë tuaj në Skype.”

Informata më të hollësishme rreth ndryshimit të ri mund të gjeni duke vizituar blogun e Skype.