0Shares

So.cl, rrjeti shumë pak i njohur social për të cilin mbase as nuk keni dëgjuar deri më sot i krijuar nga Microsoft Research Fuse Labs, tani është mbyllur.

Shërbimi u lansua në fund të vitit 2011 si një komunitet social ku objektivi ishte “konsumi bashkëpunues, jo komunikimi.” Fillimisht ishte menduar të jetë një platformë për studentët, por më pas So.cl ishte hapur për të gjithë sapo kishte marrë edhe mbështetjen për pajisjet mobile.

Kur u kuptua për projektin e Microsoft, shumë njerëz kishin supozuar se kompania amerikane është duke ndërtuar një rrjet social për të konkurruar direkt me Facebook – kjo ishte një kohë kur kompanitë ishin të prirura për të bërë këtë gjë, nëse ju kujtohet edhe përpjekja e Google me rrjetin e saj social Buzz të cilën ajo e kishte nisur në vitin 2010?

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)